Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra kreun e Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci. Vendimi është marrë ditën e sotme, pas seancës dëgjimore me kryegjyqtarin Haluci.
Haluci është hetuar vetëm në kriterin e pasurisë, ku ka rezultuar me probleme. Kjo ka qenë shkak, që KPK të vendoste për shkarkimin e tij nga detyra.
Ndërkohë, KPK nga hetimi i pavarur kishte nxjerrë se kryetari i gjykatës së Vlorës zotëronte dy apartamente, një toke arë si dhe një papafingo në Sauk, prona të cilat sipas tyre nuk justifikoheshin nga të ardhurat e tij dhe të bashkëshortes.
Vetë Haluci deklaroi dje (4 mars) se ai po penalizohej për pronat e të vëllait dhe të bashkëshortes së tij, e cila është zgjedhur njësoj si anëtaret e KPK si komisionere zëvendësuese.
Ndërsa kërkesa e tij për ta hetuar në tre kriteret ishte rrëzuar.









































