Google search engine
Home Politike “Personat e përfshire në të janë të rangjeve të larta”, nuk përmbahet...

“Personat e përfshire në të janë të rangjeve të larta”, nuk përmbahet Romeo Kara, flet për dosjen e shumëpërfolur të ish-ministrit të Brendshëm: E gjithë kjo ngjarja bie erë të qelbur ‘Berishë’

0
393

Juristi Romeo Kara ka komentuar dosjen e shumëpërfolur të “Babales”. Sipas tij, pas gjithë kësaj ngjarjeje qëndron ish-kryeministri Sali Berisha.

Kara shprehet se Salianji është vetëm maja e ajsbergut.

Romeo Kara shkruan:

“Kurre nuk kam pasur as miqesi dhe as simpati per Xhafajn.

Si minister i brendeshem ishte i deshtuar, por lidhur me rastin Babale, ai nuk eshte Fatmir Xhafaj, por nje qytetar, nje familjar, nje politikan, nje minister, nje kundershtar politik i dikujt apo i shumekujt, qe u sulmua dhe u denigrua pabesisht e padrejtesisht, në formen me të ulet pertej cdo imagjinate.

Nese SHISH dhe prokuroria eshte perfshire duke gatuar mutin Babale, duke u kordinuar me gazetarine, politiken dhe krimin ordiner, duke intriguar paturpesisht karshi nje personi, atehere kjo ngjarje nuk mund të trajtohet thjesht si nje krim ordiner dhe pikerisht duke u hetuar nga prokuroria.

Lidhur me kete ngjarje duhet ngritur nje komision hetimor parlamentar, i cili do të duhet të hetoje edhe vete perfshirjen e SHISH dhe prokurorise në kete llumnaje.

Kjo ngjarje nuk mund të mbyllet thjesht tek niveli mjeran i Salianjit.

Të tjere mbrapa Salianjit kane qene ata qe i kane siguruar atij suportin e SHISH-it, prokurorise, gazetarise, ish eksperteve të policise, krimit ordiner etj.

Duke pare personat e perfshire në të, kam nje bindje të plote se eshte vete Berisha qe e ka gatuar kete ndyresillek.
E gjithe ngjarja bie erë të qelbur Berishe.

Kjo ngjarje duhet rihetuar.
Salianji eshte vetem maja e ajsbergut të kesaj ngjarjeje.

Dalja në skene e provave të reja, i jep nje tjeter dimension kesaj ngjarjeje.

Personat e perfshire në të jane të shumte, të rangjeve të larta, në shperdorim të plote të detyres se tyre, qe kane funksionuar si grup i strukturuar kriminal dhe qe kane pasur si qellim destabizimin artificial të pushtetit politik të partise kundershtare të tyre në pushtet.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here