“Niveli i vdekshmërisë prej 3.4% për të cilën flet Organizata Botërore e Shëndetësisë për koronavirusin është një numër fals”. Kështu deklaroi presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë një interviste për “FOX”.
“Është një ide e imja bazuar në biseda që kam pasur me shumë njerëz”, -shpjegoi presidenti amerikan, duke theksuar se shumë njerëz që infektohen me Covid-19 e marrin shpejt veten, pa pasur as nevojën për të shkuar te mjeku.









































