Google search engine
Home Politike Drejtesi ‘Ngec’ në Vetting kryesuesi i trupës së çështjes “Tahiri”, shkarkohet gjyqtari i...

‘Ngec’ në Vetting kryesuesi i trupës së çështjes “Tahiri”, shkarkohet gjyqtari i Gjykatës së Posaçme, borxhet dhe pasuria e të shoqes e ‘fundosën’

0
352

Është shkarkuar në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit gjyqtari Ardit Mustafaj, i cili derimë tani ishte pranë Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ardit Mustafaj ishte kryesues i trupës së dosjes së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Mustafaj ishte hetuar nga KPK në të tre kriteret dhe nga relatimi në seancën dëgjimore u mësua se atij i ishte kaluar barrë prove vëtëm mbi disa dyshime të gjetura në kriterin e pasurisë, ndërsa nuk u gjet asnjë problem në dy kriteret e tjera.

Trupa që hetoi Mustafaj u kryesua nga Firdes Shuli, me relatore Brunilda Bekteshi dhe anëtar Olsi Komici, vuri në dukje se Mustafaj kishte rezultuar nga analiza financiare me diferencë negative prej më shumë se 6 milion lekësh nga viti 1996 deri në vitin 2003.

Diferenca sipas KPK-së vinte pasi nuk ishin provuar burimet e ligjshme të dy huadhënësve, burimi i dhurimit nga prindërit e bashkëshortes dhe të ardhurat e kësaj të fundit nga kurset në shumën prej 850 mijë lekësh.

Mustafaj, i cili vlerësoi procesin e vetingut për dy kriteret e tjera, këmbënguli në seancë se kishte sjellë dokumente që provonin burimin e ligjshëm të të ardhurave të  dy huadhënësve, të prindërve të bashkëshortes dhe po ashtu edhe të asaj vetë. Ai kërkoi që ato të konsideroheshin si burime të ligjshme dhe pretendoi se që nga viti 2003 ai rezultonte me dieferenca pozitive të dukshme dhe se çdo pjesë e pasurisë së tij ishte deklaruar saktësisht.

Ardit Mustafaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996. Prej vitit 2003, ai e ushtron funksionin në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Në dhjetor 2019, Mustafaj u emërua përkohësisht gjyqtar në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Për të siguruar një mandat të plotë, atij i duhet të kalojë me sukses procesin e vetingut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here