Miratohet ‘Anti-KÇK-ja’, Sandër Lleshaj njofton ndryshimin që do ndodhë nga sot

0
382

Është miratuar ditën e sotme në Kuvend me 89 vota “Anti-KÇK-ja”, ndërsa 17 vota kanë qenë kundër kalimit të nismës.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha se Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara nga aktiviteti kriminal duhet të kalojë në varësi të Ministrisë së Brendshme, nga Ministria e Financave që është aktualisht.

Ermonela Felaj: Agjencia e Pronave të Sekuestruara kalon nga varësia e Ministrisë së Financave në varësi të Ministrisë së Brendshme. Ne vlerësojmë që për asetet që sekuestrohen gjatë një viti duhet të raportohen në Komisionin e Sigurisë.

Sandër Lleshaj: Edhe ne jemi me versionin fillestar të propozuar nga qeveria, dua të them që Ministria e Brendshme përfshin edhe asetet e sekuestruara, nuk është vetëm ministria e Sigurisë, përfshin shumë asete brenda saj. Mbetemi me versionin e parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here