Rastet me koronavirusit në botë i kanë kaluar 93 mijë (mbi 80 mijë në Kinë, 5300 në Korenë e Jugut, 2300 në Iran, 3300 në Europë). Të vdekurit i kalojnë 3200, ndër të cilët 3000 në Kinë, duke u pasuar nga Irani dhe Italia.
Në SHBA u shpall gjendja e emergjencës në Kaliforni, Florida dhe Uashington, ndërsa Gjermania flet për herë të parë për rrezik pandemie globale. Për OBSH-në bëhet fjalë për epidemi.
Një hartë e shfaqur në “CNN” ngjalli polemika dhe indinjatë në Itali, duke e cilësuar si “shtrembërim të realitetit”. Pas letrës se Departamentit të Shtetit për rrezik terrorizmi dhe videos francez mbi picën korona, Italia gjendet sërish nën shënjestër. Televizioni “CNN” shfaqi një hartë të infektimit, me Italinë në qendër nga e cila dilni rreze drejt shumë vendeve të tjera të globit, ndoshta, duke iu referuar faktit se në disa raste virusi është përhapur nga Italia.
Ministri i Jashtëm Di Maio reagoi menjëherë në “Facebook”: “”CNN” tregoi një imazh ku pretendon se Italia është vatra e koronavirusit. Ky është një vizion i shtrembëruar i realitetit. Por, nuk është vetëm “CNN”, por edhe media të tjera ndërkombëtare që e po ngjyrosin vendin tonë në mënyrë të gabuar. Italia po e menaxhon më së miri këtë emergjencë, që siç e dimë, është përhapur nga Kina”.









































