Google search engine
Home Aktualitet Helmimi i 58 nxënësve dhe dy mësuesve në gjimnazin e Fiert, Policia...

Helmimi i 58 nxënësve dhe dy mësuesve në gjimnazin e Fiert, Policia zbulon autorët (Detajet çfarë kishin përdorur dy 15-vjeçarët)

0
469

Janë proceduar penalisht 2 nxënës të shkollës së mesme në Fier, të cilët dyshohen se kanë përdorur sprajt me lëndë gazi, në ambientet e brendshme të gjimnazit “Janaq Kilica”, duke shkaktuar helmimin e 58 nxënësve dhe dy mësuesve të shkollës.

“Në përfundim të veprimeve hetimore rezultoi se sprajti ishte përdorur nga 2 nxënës të kësaj shkolle, konkretisht A. M., 15 vjeç dhe A. H., 15 vjeç, të cilët u proceduan penalisht”- njofton policia, duke shtuar se ata kishin hedhur ne ambientet e shkolles një sprajt me lëndë gazi.

POLICIA

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, nën drejtimin e Prokurorisë Fier, zbardhën ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, ku si pasojë e përdorimit të një sprajti me lëndë gazi, në ambientet e brendshme të shkollës, disa nxënës shfaqën shqetësime me frymëmarrjen dhe pasi morën ndihmën e parë në Spitalin Rajonal Fier, u larguan për në banesë.

Në përfundim të veprimeve hetimore rezultoi se sprajti ishte përdorur nga 2 nxënës të kësaj shkolle, konkretisht A. M., 15 vjeç dhe A. H., 15 vjeç, të cilët u proceduan penalisht.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Ndotja e ajrit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Si ndodhi ngjarja dje

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e djeshme, ndërsa 58 nxënës dhe dy mësues të kësaj shkolle shfaqën probleme me frymëmarrjen, shenja helmimi dhe të vjella. Situata e rëndë në këtë shkollë krijoi panik në gjithë qytetin, ndërsa prindërit e nxënësve shfaqën pakënaqësi rreth këtij problemi që përsëritej për të dytën herë. Nxënës pa ndjenja, me probleme me frymëmarrjen, të trullosur dhe në gjendje të rënduar psikologjike, shoqëroheshin dje në Spitalin e Fierit. Kjo ngjarje krijoi një kaos në spital, ndërsa të gjithë kërkonin të merrnin menjëherë mjekimin e duhur, kjo për shkak se disa prej nxënësve ndodheshin në gjendje të rënduar. Lajmi krijoi panik edhe në ambientet e spitalit, ku menjëherë u mblodhën qindra nxënës e prindër. Policia raportoi se dyshohet që në këtë rast është përdorur “spraj piperi”, nga një nxënës i kësaj shkolle. Ky i fundit është shoqëruar në Polici, ku mësohet se ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike për atë çfarë kishte shkaktuar.

Ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në gjimnazin “Janaq Kilica” është rast i përsëritur. Dhjetë ditë më parë, disa nxënës shfaqën simptoma helmimi, të ngjashme me ato të djeshme. Por ngjarja nuk është raportuar për mediat dhe ngjarja është kaluar si një reaksion kimik që ishte zhvilluar në ambientet e shkollës. Por, me sa duket, ajo nuk ka qenë e vërtetë dhe është lënë pas dore nga drejtoria e shkollës. Për këtë rast nuk u mor asnjë masë ndëshkuese ku u rrezikuan jetët e disa nxënësve, duke sjellë më pas edhe përsëritjen e rastit, por këtë herë me përmasa më të mëdha. 58 nxënës dhe 2 mësues morën mjekim në Spitalin e Fierit, pas simptomave që pësuan nga spraji i hedhur në ambientet e shkollës. 14 prej tyre mësohet se janë në një gjendje më të rëndë dhe vijojnë të marrin mjekim. Pjesa tjetër ka lënë ambientet e spitalit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here