Google search engine
Home Aktualitet Furtunë në Tiranë/ Kush është organizatori i falsifikimit të dokumentave, ktheu banesën...

Furtunë në Tiranë/ Kush është organizatori i falsifikimit të dokumentave, ktheu banesën në laborator, arrestohen 12 persona (Ja sa para merrnin për një pasaportë false)

0
400

Policia ka zbuluar një laborator që shërbente për falsifikimin e pasaportave, patentave dhe kartave të identitetit, certifikatave profesionale diplomave te shkolles ne Tirane.

Mesohet se gjate aksionit janë vene ne pranga 12 persona, 6 prej tyre janë kapur dje në mbrëmje. Policia ka kontrolluar edhe disa banesa qe mendohet se kane qene baza te aktivitetit kriminal.

Lirim Shimi është organizatori i falsifikuesve të dokumentave në Tiranë me qëllim kalimin dhe qëndrimin si rezident të personave në vendet e BE apo Angli.

Lirim Shimi është personi i cili ktheu banesën e tij të dytë në Tiranë në një laborator të falsifikimit të dokumentave dhe mjeteve të identifikimit bashkë me 5 bashkëpuntorë. Po ashtu në operacionin ”Laboratori” u arrestuan dhe 6 të tjerë më parë pasi hetimi për këta persona kishte filluar 1 vit më parë

Të arrestuar janë:
Agron Hoxha
Enzo Hysko
Henri Kurti
Myslym Hysko
Valbona Babeni

Me pare si pjesë e këtij grupi janë arrestuar edhe 6 personat e tjerë:
Artor Tahiri
Ermir Staka
Thanas Dodhri
Pajtim Baruti
Vesel Serjani
Edmond Rexha

Njoftimi i plotë i policisë: 

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufijve të shteteve anëtare të BE-së.

Operacioni policor i koduar “Laboratori”, i ndjekur prej 1 viti, me metoda speciale të hetimit.

Operacioni nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, nën drejtimin e  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Arrestohen në flagrancë 6 persona.

Gjatë gjithë kohës së zhvillimit të operacionit janë vënë në pranga dhe 6 shtetas të tjerë.

Zbulohet dhe sekuestrohet një laborator që shërbente për krijimin e dokumenteve të falsifikuara.

Pas një hetimi njëvjeçar të ndjekur me metoda speciale të hetimit, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së falsifikimit të dokumenteve, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufijve të shteteve anëtare të BE-së, Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tinarë, finalizoi me sukses operacionin e koduar  “Laboratori”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

L.Sh., 56 vjeç, A. H., 64 vjeç, M. H., 56 vjeç, V. B., 57 vjeçe, E. H. 29 vjeç, banues në Tiranë dhe H. K., 63 vjeç, banues në Lezhë.

Po gjatë kohës së ndjekjes së operacionit janë arrestuar më parë edhe shtetasit A. T., E. S., V. S., E. R., P. B. dhe Th. T.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri – tjetrin kryenin falsifikimin e dokumenteve të ndryshme, për të bërë të mundur kalimin e paligjshëm të kufijve për në vendet e BE-së, me qëllim qëndrimin si rezident, si dhe përdorimin e dokumenteve për transit në Angli.

Në cilësinë e provës u sekuestruan një laborator që shërbente për krijimin e dokumenteve të falsifikuara, i cili funksiononte në banesën e dytë të shtetasit L. SH.

Gjithashtu u sekuestrua një automjet dhe 11 aparate celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave” dhe ”Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here