Google search engine
Home Bota Rajoni Emigrantët në kurth në kufi, Turqia dislokon ushtrinë në pikat kufitare për...

Emigrantët në kurth në kufi, Turqia dislokon ushtrinë në pikat kufitare për të penguar hyrjen sërish në vend nga Greqia

0
350

“Turqia ka vendosur 1000 forca speciale policie përgjatë kufirit të saj me Greqinë, për të ndaluar kthimin mbrapsht të emigrantëve drejt territorit të saj”, -tha ministri i Brendshëm Suleyman Soylu, duke shtuar se 164 emigrantë ishin plagosur nga autoritetet greke.

Komentet e Soylu vijnë pas shkëmbimit të retorikave mes Ankarasë dhe Athinës zyrtare, pas vendimit të Turqisë për mos të respektuar më një marrëveshje të vitit 2016 me BE-së, për të ndaluar flukset e paligjshme të migracionit në Europë në këmbim të miliarda eurove ndihmë.

Që nga ajo kohë, mijëra emigrantë kanë tentuar të kalojnë kufirin turk me Greqinë me shpresën për të kaluar në Europë. Turqia akuzoi Greqinë se ka plagosur dhe ka vrarë refugjatë, ndërsa pala helene e ka mohuar këtë fakt, duke shtuar se policia turke po ndihmonte emigrantët të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.

“Ata plagosën 164 njerëz dhe janë përpjekur të kthejnë 4900 refugjatë përsëri në Turqi”, -tha Soylu. “Ne kemi dislokuar 1000 policë të forcave speciale në sistemin kufitar, për të parandaluar zmbrapsjen”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here