Google search engine
Home Aktualitet “Drejtësia në gjendje alarmante”, Henri Çili sqaron një për një akuzat e...

“Drejtësia në gjendje alarmante”, Henri Çili sqaron një për një akuzat e Prokurorisë dhe çështjen “Aliko”, tregon edhe për takimet me zyrtarët e lartë: Do e tregojë SPAK

0
306

Sipërmarrësi dhe botuesi Henri Çili ka dalë sot në një deklaratë për mediat për të sqaruar të gjithë situatën ku u përfshi disa ditë më parë ku u ndalua dhe më pas u lirua nga gjykata në një operacion të iniciuar nga Prokuroria dhe Policia e Përmetit.

Po ashtu sa i përket klientëve, ai shprehet se si ortak i studios ligjore që disponon nuk ka kryer asnjë veprim në kundërshtim me ligjin dhe madje me klientët ishin në një negocim paraprak por nuk konkluduan në një kontratë konkrete.

”Shtypi dhe media është mbushur ndoshta me interesin e versionit të Prokurorisë apo Policisë që ishte më minimalja e mundshme të them versionin tim.
27 shkurt unë dhe dy të punësuarit e mi dy avokatët Betim Shkupi dhe Ilir Korbi u ndaluam për shkelje të rënda proceduriale që avokatët i kanë paraqitur tek intsitucionet. Nuk kisha asnjë rrezikshmëri të kryeja një krim tjetër, asnjë mundësi për të prishur provat pasi isha në përgjim prej muajsh dhe mosthirrja normale nga organet e drejtësisë por ndalimi i menjëhershëm ishte krejt i pacaktuar.

Vendim i Gjyaktës së Përmetit të ditës së dielës hodhi poshtë masën e arresit duket normalizuar, do ishte më mirë hetim ën gjendje të lirë.
Kisha 2-3 komente, do të përgjigjem për secilën prej akuzave dhe do të bëj 2-3 shënime të fundit që kjo çështje ndër mijëra çështje.
Unë jam i përfshirë aspak si botues i UET por si ortak mazhoritar i një studioje ligjore ku kam 75%. Si një interes i ligjshëm si ortak, kam paranegociuar në funksion të kontratave që ofron çdo studio legale.

Kishte një karakter përgatitor, ishte një kontratë e parapërgatitur për një biznes të ri. Marrja përsipër e fushatave të komunikimit tek organizatat e të drejtave të njeriut.

Mendoj që realizimi i të drejtave të qytetarëve në organet e drejtësisë është ushtrim i lirë i shprehjes. Duke respektuar vendimin e Gjykatës për ruajtjen e sekretit të vendimit. Akuza e parë mashtrim. Në kuadër të veprimtarisë si ortak i studios ligjore nuk kam mashtruar. është një marrëdhënie legale mes studios dhe personave të tjerë me shërbime juridike.Për klientë të ndryshëm për çështje të shkallës së tretë siç ishte edhe kjo. Falsifiki. Nuk ekziston asnjë dokument i falsifikuar dhe as kam hedhur ndonjë firmë.

Nuk kam fshehur asnjë të ardhur. Nuk kam realizuar asnjë arkëtim, asnjë kontratë shërbimi pasi kemi qenë në fazë negocimi. Nuk kemi asnjë arkëtim prandaj s’kemi asnjë fshehje.

Nuk kemi konkluduar në asnjë kontratë. Akuza e katërt ushtrimi i ndikimit të paligjshëm. Nuk kam takuar asnjë gjykatës apo zyrtar të lartë, as unë as avokat. Nuk kam takuar asnjëherë në jetën time avokatë apo zyrtarë të lartë të drejtësisë nuk kam ndikuar kurrë. Nuk ekziston.”- tha Henri Çili.

“Unë nuk e kam këtë informacion, nëse jam viktimë e një procesi politik. Nuk kam asnjë informacion për këtë dhe nuk mund të them të kundërten. Është mirë që çështja  ka ardhur në SPAK. Kemi besim në profesionalizmin dhe kompetencën e SPAK. Unë jam i bindur në pafajësinë time”.-tha Henri Çili.

I pyetur nëse ndalimi i tij ka nxitje politike, Çili u shpreh:

“Nuk mendoj se jam viktimë e ndonjë procesi politik, pavarësist se aktorë të ndryshëm mund ta bëjnë këtë, cilësi skandaloze e sistemit të drejtësisë në vend, gjykatësit që dhanë masën e parë të arrestit dhe prokurori nuk kanë kaluar vetingun, proces i pakuptimtë, absurd për të qenë i qëllishëm, aq më keq politik. Kur unë kam kaq shumë vështirësi për të gjetur të drejtën imagjinoni qytetarët e thjeshtë, drejtësia është në gjendje alarmante dhe duhet të jemi të gjithë të shqetësuar“.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here