Futbollisti i famshëm Ronaldinho është arrestuar në Paraguaj pasi ka përdorur dokumente false për të hyrë në vendet e Amerikës Latine.
Ai është arrestuar bashkë me të vëllain pasi janë kapur me pasaporta false paraguajane në një hotel në Paraguaj.

Ish- kampioni i botës nuk ka një pasaportë braziliane për shkak të një dënimi në vitin 2018. Ai u dënua me gjobë 8.5 milion dollarë si dhe iu ndalua dalja nga Brazili. Ish-ylli i Barcelonës dhe vëllai i tij u dënuan për ndërtim të jashtëligjshëm të një zone peshkimi në liqenin Guaiba në vitin 2015 pa licencën e duhur.









































