Google search engine
Home Bota Aksident i rëndë, del nga shinat treni që lëvizte me 270 km/orë,...

Aksident i rëndë, del nga shinat treni që lëvizte me 270 km/orë, dhjetëra të plagosur

0
341

Dhjetëra persona janë plagosur, një në gjendje të rëndë që është makinisti, në aksidentin që pësoi treni i shpejtësisë së lartë i linjës Strasburg-Paris.

“Dëgjuam zhurma dhe më pas kuptuam se treni kishte dalë nga shinat. Për disa sekonda frenoi duke u anuar në një anë”, -tregoi një dëshmitar.

Incidenti ndodhi në mëngjes në zonën hekurudhore mes Ingenheim-Saessolsheim, në zonën e Saverne. Treni kishte 348 pasagjerë në bord. Edhe pse lokomotiva dhe katër vagonët e parë dolën nga shinat, makinisti aktivizoi frenat e emergjencës, duke shpëtuar njerëzit.

Sipas kompanisë, incidenti ndodhi prej rrëshqitjes së dheut në zonën e Saverne. Në momentin e aksidentit, treni lëvizte me 270 km/orë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here