Teksa tha se nuk ka lidhur kontrata për shërbime dhe ishte ende në negociata me familjarët e të dënuarve përjetë Feti Yzeiraj dhe Arbjon Aliko, të dy me rekurs në Gjykatën e Lartë, Çili u përgjigj edhe për 30 mijë eurot që flitet se ai ka marrë nga familjarët.
I pyetur se nga doli kjo shumë kur ende nga studio ligjore nuk ishin vendosur se sa do të ishin vlerat për shërbimet konkrete, botuesi Henri Çili tha se kjo shumë ishte për shumën e diskutuar për shumë çështje në total.
“Unë deklarova në lidhje me fshehjen e të ardhurave, as kam marrë as kam kthyer para në lidhje me këtë çështje. Ishim në proces negociate. Çfarë janë këto shuma? Nënkuptojnë një diskutim të cilin nuk ka sens që të hymë në detaje çfarë është diskutuar. Çështja e parë është komplekse me 13 të dënuar, për kompleksitetin që ajo ka dhe vlerësimit të ekspetëve të mi, unë nuk jam profesionist i fushës, unë jam pronar mazhoritar i studios ligjore. Dhe rkam të njëjtat tagra si avokatët e studios, deri në shkallën e tretë duhej të shkonin deri në një x kufi. Është një diskutim për një person, për 12, 13, totali i çështjeve të kësaj natyre, përshembull unë do të them një detaj, mendohet se janë kamionë me dokumente, çështja është komplekse me shumë elementë dhe persona. Kush e ka caktuar një kufi të kontratave? Askush, palët negociojnë”, tha Çili.








































