Komisioni i Pavaruru i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e gjykatës së Apelit në Tiranë, Andi Civici.
Ky i fundit nuk ishte i pranishëm në sallë.
Trupa gjykuese drejtohej nga Roland Ilia, me relatore Valbona Sanxhaktari dhe anëtare Xhensila Pine, ndërsa në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Theo Jacobs.
Në nisje të relatimit, Sanxhaktari tha se Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive kishte konstatuar deklarim të pasaktë dhe mungesë të burimeve të ligjshme për gjyqtarin Andi Civici.