Vetingu, gjyqtari i Gjykatës së Posaçme përballet me KPK, Mustafaj probleme me pasurinë, ja gjetjet

0
372

Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, Ardit Mustafaj ishte zyrtari i radhës që u përball me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Mustafaj u hetua për të tre kriteret e rivlerësimit, ndërsa probleme u konstatuan vetëm në atë të pasurisë. Konkretisht, relatorja e çështjes tha se probleme u gjetën tek burimet e ligjshme të krijimit të pasurisë apartament në Tiranë, 58 mijë euro, për të cilën gjyqtari ka deklaruar 8 burime krijimi. KPK tha se një burim krijimi ishte një kredi me kushte lehtësuese. Për këtë kredi, KPK i ka dërguar barrën e provës gjyqtarit, pasi u ngritën dyshime nëse ai e ka pasur këtë të drejtë. Relatorja lexoi edhe argumentin e Mustafajt, i cili ka pretenduar se nuk kishte pasur shtëpi në vendin e punës dhe se kjo i ishte dhënë si anëtar i Gjykatës së Krimeve të Rënda. Sipas Mustafajt, kredia e butë ishte përdorur për të shlyer huan e marrë nga kunati dhe po ashtu edhe kredinë me kushte të tregut të përdorur për apartamentin. Një tjetër burim, Mustafaj ka deklaruar hua të marrë nga kunati. KPK pas hetimit konstatoi se huadhënësi nuk ka pasur të ardhura të ligjshme për huan 1 milion lekë. Qiraja 420 mijë lekë ishte një tjetër burim krijimi, që KPK pas hetimit nuk kishte konstatuar probleme. Për të ardhurat e prindërve të bashkëshortes, që është listuar në burimin e krijimit për blerjen e apartamentit, u konstatuan probleme. Sipas KPK, ata nuk kanë pasur të ardhura të mjaftueshme për shumën 200 mijë dhrahmi. Dyshimet nga Komisioni ishin edhe për trajtim preferencial për apartamentin në Tiranë, por Mustafaj ka dorëzuar dokumentacion që provon të kundërtën. Problem dje në seancë u bë pasuria në Sarandë. Analiza financiare për periudhën 1996- 2003 ka rezultuar negativ në shumën 6 milionë lekë, dhe në këtë analizë nuk është konsideruar si të ardhura të ligjshme huan nga kunati dhe disa të ardhurat e bashkëshortes, dhurimet që ajo pretendonte se kishte marrë nga prindërit, një hua të dytë në shumën prej 1.7 milionë lekësh të marrë për blerjen e një apartamenti në Sarandë në janar të vitit 2003. Për kriterin e figurës, si DSIK ashtu edhe KPK arritën në përfundimin se Mustafaj është i përshtatshëm për të vijuar detyrën. Raport pozitiv u dorëzua edhe për aftësitë profesionale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here