Shkatërrohet grupi i trafikantëve, autoritetet italiane sekuestrojnë 8 milion euro drogë të nisur nga Durrësi (Skema)

0
378

Autoritetet italiane kanë shkatërruar një grup trafiku narkotikësh, që transportonte drogë nga Amerika Latine dhe vendet e Ballkanit, drejt shtetit fqinj.

Gjatë operacionit janë sekuestruar mbi 4.5 ton marijuanë dhe kokainë, e cila nëse do të arrinte tregun do të kapte vlerën e 8 milion eurove.

Mësohet se droga nga Shqipëria nisej nga porti i Durrësit nëpërmjet kanalit të Otrantos, ndërsa nga Amerika latine vinte nga kryeqyteti i Kolumbisë, Bogota.

Sipas medias italiane La Stampa një numër i madh personash tashmë janë në investigim. Që nga orët e para të ditës së sotme, karabinierët kanë shouqëruar persona të dyshuar mbi të cilët bien akuza për trafik ndërkombëtar droge. Gjatë zhvillimit të këtij operacioni, ushtria bllokoi rreth 15 korrierë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here