Shifra alarmante në Itali, rritet frikshëm bilanci i epidemisë që s’po di të ndalet nga përhapja e vrullshme dhe e shpejtë

0
365

Emergjencat Civile në Itali azhurnojnë çdo pasdite bilancin e epidemisë që ka pllakosur në thuajse çdo vend të botës, duke shkaktuar jo vetëm viktima, por edhe panik e frikë mes njerëzve.

Bilanci i sotëm në Itali flet për një rritje të frikshme të shifrave, 2706 të infektuar, 443 më shumë se një ditë më parë.

Ndërsa numri i viktimave ka arritur ne 107, 28 më shumë se buletini i të martës.

Sipas Emergjencave Civile, 276 persona janë shëruar deri tani në Itali, 116 më shumë krahasuar me të martën. Rritja është me 72.7% më shumë krahasuar me ditët e fundit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here