Ngjarja e pazakontë në Fier/ Flet drejtoresha e gjimnazit për 30 nxënësit e helmuar: U hodh një lëndë nga një minoren, rasti i përsëritur

0
359

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në një gjimnaz në Fier, ku mbi 30 nxënës janë helmuar, sipas policisë nga një spraj piperi që ishte hedhur nga një nxënës shkolle në mënyrë të qëllimshme në ambjentet e institucionit.

Drejtoresha e shkollës në një lidhje direkte telefonike për news 24 deklaroi se është hedhur një lëndë po që sipas saj ende nuk është konfirmuar nga autoritetet.

Sa i përket autorit gjithashtu ajo deklaroi se nuk dihet ende kush e ka hedhur lëndën, ndërsa bëri me dije se herën e parë kur u helmuan nxënësit e kësaj shkolle para 4 ditësh spraji ishte lëshuar nga një nxënës, i cili dyshohet ta ketë bërë përsëri të njëjtën gjë.

“Është hedhur diçka është hedhur një lëndë. Policia po merret me këtë punë. Ekspertët se kanë zbuluar ende. Nuk e dimë kush e ka hedhur. Se dimë. Ka ndodhur para 3 ditësh ka qenë  një nxënës që e ka bërë. Ky është rast i përsëritur. Policia po merret me të, fëmija është minoren. Ne jemi përpjekur ta mbajmë nën kontroll sespe ai është një fëmijë dhe e ka përjetuar shumë keq. Është hedhur brenda ambienteve të shkollës”, ka thënë drejtoresha.

Sa i përket mungesës së informacioneve drejtoresha ka theksuar se nuk duan të përhapin panik tek nxënësit prandaj janë treguar të rezervuar.

“Kemi një staf shumë të mirë që jo pak përpiqen të menaxhojnë mirë gjithçka. Nëse ndodh një diçka u themi nxënësve të mos shqetësohen sepse sduam të përhapim panik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here