Google search engine
Home Politike Meta paralajmëroi, reagon për herë të parë Taulant Balla, sfidon hapur presidentin...

Meta paralajmëroi, reagon për herë të parë Taulant Balla, sfidon hapur presidentin dhe bën deklaratën e fortë: I vjen anash Parlamentit, nuk e shpërndan dot, je person nën hetim. Nga nesër përcaktohet …

0
334

Në një prononcim për mediat, kreu i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i është përgjigjur interesit të gazetarëve edhe në lidhje me qëndrimet e presidentit Meta, si dhe dekretin me të cilin ktheu në Kuvend pr.ligjin për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

“Republika e Shqipërisë është e pastër parlamentare, e kulluar parlamentare dhe presidenti i zgjedhur në atë detyrë nga Kuvendi i Shqipërisë e di fare mirë këtë mungesë të së drejtës për të pasur këtë lloj qasje me Kuvendin. Kuvendi e shkarkon Presidentin dhe procesi certifikohet nga GJK. Presidenti i vjen anash Parlamentit për ta shkarkuar dhe shpërndarë. Është një person në hetim për shkeklejt e njëepasnjëshme kushtetuese”,- tha ai.

“E garantoj Presdentin se do ta shqyrtojmë dekretin, shpresoj të gjejmë argumente që t’i marrim në konsideratë. Nga nesër përcaktohet procedura e shqyrtimit. Shpresoj që në argumentet e dekretit të mos jetë e përfshirë gjuha e rrugës. Ndryshimet e miratuara për betimin e gjyqtarëve, janë mekanizëm zhbllokues”, u shpreh Balla.

Balla e konsideroi qesharake paralajmërimin e Metës për të shpërndarë Parlamentin. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here