“Koronavirusi shkakton një sëmundje më të rëndë se gripi sezonal. Në nivel global rreth 3.4% e rasteve me Covid-19 ka vdekur, ndërsa gripi sezonal në përgjithësi u merr jetën më pak se 1% të atyre të infektuar”.
Kështu bëri të ditur OBSH-ja, duke shpjeguar se ndërsa shumë persona në të gjithë botën kanë krijuar imunitet nga infeksioni i virozave sezonale, ky është një virus i ri ndaj të cilit asnjë nuk është imun.
“Kemi vaksina e terapi për virozat sezonale, por, për momentin nuk ekziston një vaksinë dhe asnjë trajtim specifik për Covid-19”, -bëri të ditur OBSH-ja.
“Emergjenca e koronavirusit është shndërruar në pandemi globale”. Kështu bëri të ditur në Bundestag ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn. OBSH-ja ka vijuar të flasë për epidemi dhe jo për pandemi, duke theksuar se virusi ende mund të përmbahet. Gjermania është i pari vend në botë që e përkufizon Covid-19 një fenomen pandemik.
Ndërsa, për FMN-në, koronavirusi përfaqëson një kërcënim serioz për njerëzit dhe për ekonominë globale. “Ne jemi të vendosur për të reaguar për të reduktuar risqet”, -deklaroi shefja e FMN-së, Kristalina Georgieva.



































