Koronavirusi arrin brenda institucioneve të BE-së, konfirmohet rasti i parë

0
348

Një zyrtar brenda institucioneve të BE-së ka rezultuar i infektuar me virusin vdekjeprurës dhe ende nuk dihet nëse ka të tjerë persona të prekur brenda institucioneve.

Zyrtari i infektuar me Covid-19 punonte për Agjencinë Euroiane të Mbrojtjes në kryeqytetin belg dhe sapo ishte kthyer nga një mision në Itali.

Ndërkohë që shifrat e të prekurve dhe jetëve të humbura sa vijnë e rriten nëpër botë, në Shqipëri nuk rezulton ende asnjë rast i prekur nga koronavirusi.

Minstrja Ogerta Manastirliu është shprehur se në vendin tonë janë shtuar masat e sigurisë në mënyrë që virusi të parandalohet.

Ndërkohë Shefja e Shërbimit Infektiv në QSUT, Najada Çomo ka treguar se Shqipëria ka gati 80 shtretër për persona që dyshohet se janë të prekur nga koronavirusi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here