“Je fasadë, laj borxhet”, ish-mikesha i nxori publikisht ‘të palarat’, reagon Jonida Maliqi

0
427

Blogerja Alba Danaj ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave ditën e djeshme pas një postimi në Instagram. Alba kishte postuar një artikull ku shkruhej se Jonida në “Klanifornia” ka treguar që nuk i pëlqen trendi i ri i çantave të vogla.

Siç duket blogeres nuk i ka pëlqyer aspak kjo deklaratë dhe shpërtheu ndaj Jonidës publikisht: “Hahaha se në fakt u këpute duke blerë të mëdha. Laj borxhet e atyre që ke mi fasadë dhe pastaj fol e komento për çanta. Mjerë në duart e kujt ka ngelur opinioni për modën”, shkruante Alba.

“Je fasadë, laj borxhet”, ish-mikesha i nxori publikisht

Pak orë pas këtij postimi ka reaguar edhe Jonida. Këngëtarja dhe fashionistja ka postuar në Instagram një shprehje me të cilën duket se i drejtohet tërthorazi ish-mikeshës.

 “Urrejtja nuk është gjëja më e rrezikshme, indiferenca është”, shkruan Jonida duke lënë të kuptohet se do të qëndrojë indiferente ndaj situatës.

“Je fasadë, laj borxhet”, ish-mikesha i nxori publikisht

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here