5 persona janë arrestuar nga policia dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim në kuadër të luftës kundër informalitetit dhe përfitimit nëpërmjet skemave të mashtrimit.
Mësohet se të arrestuarit janë: Leonard Runa, Elsion Allushi, Adrian Keke, Samuel Hajdini dhe Shpat Agolli
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë regjistruar 4 subjekte fiktive dhe gjatë viteve 2018-2019 kanë bërë ndërmjet tyre shitje fiktive në vlera të konsiderueshme monetare që arrijnë vlerën 130.052.820 lekë, duke i shkaktuar shtetit, nëpërmjet tatimit mbi vlerën e shtuar, një dëm financiar në vlerën 20.568.304 lekë.
































