Gjendje shoku në Fier/ Dhjetëra ambulanca me gjimnazistë mbërrijnë në Urgjencën e Spitalit, flet njëra prej nxënëseve dhe hedh akuzat e rënda: Ngjarja e qëllimshme, ja çfarë ndodhi! (VIDEO)

    0
    320

    Situatë kaotike në urgjencën e Spitalit Rajonal të Fierit. Dhjetëra nxënës të shkollës “Janaq Kilica” kanë mbërritur me ambulancë në urgjencë, me probleme në frymëmarrje.

    Ka nga ata që kanë mbërritur edhe me barela. Disa ambulanca kanë mbërritur në spital, ndërkohë që pamjet janë të rënda.

    Një studente ka hedhur akuza të rënda teksa shprehet se ngjarja ka qenë e qllimshme.

    “Nuk është asnjë lloj eksperimenti që është bërë, nuk ka fare kaldaja. Kjo është hera e dytë që po ndodh kjo, dhe ne mendojmë se është e qëllimshme. Në orën e pushimit, u hap nujë aromë që të bllokonte frymëmarrjen dhe nuk mbusheshim dot me frymë.

    Ka vajza nga e gjithë shkolla që u ka rënë të fikët, kjo është hera e dytë që ka ndodhur është e papranueshme. Aroma është përhapur në shkollë, është një tip gazi, që nuk dimë ta shpjegojmë. Nuk e di nëse është bërë nga njerëz të brendshëm të shkollës, apo nga jashtë. Nuk ka lidhje me eksperimentet dhe me kaldajat siç është thënë më parë”, u shpreh nxënësja.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here