Ditën e sotme u publikua fotoja e presidentit Ilir Meta ku shfaqet duke ngrënë në resortin Golden në Shijak me Altin Hajrin, i cili është i shpallur në kërkim dhe Xhevdet Troplinin (Poja),që tashmë nën shenjestrën e OFL.
Menjëherë ka reaguar Elona Guri në emër të LSI e cila shkruan se “Besiani ulet në gjunjë para pantallonave të Taulantit” dhe shpjegon se fotoja është e një prej festave të organizuara nga Lefter Koka, i cili prej kohësh i është bashkuar PS-së.
“Si gjithmonë, Besiani vijon ulet në gjunjë para pantallonave të Taulantit. Besian, ti e di shumë mirë, siç e di gjithë Durrësi mbarë, që ajo është pista e Lefter Kokës. Foto juaj, tregon një prej festave të Lefter Kokës. Se perdet janë të njëjta. Shih fotot. Ka edhe të tjera plot. Aty keni edhe deputeten e Lefterit, në krah të tij, ndërsa për personin në fjalë, me sa shoh, në dy karrige janë ulur tre burra. Meqënëse e keni në grupin tuaj parlamentar, merrjani sqarimet deputetit tuaj, Lefterit, i cili ka bërë ftesat dhe fotot. Pastaj, për detaje të mëtejshme, shoqja Etilda mund t’ju sqarojë më shumë. Meqënëse e ke qef OFL, mos harro të ndiqni jo vetëm ata në foton që publikove, po dhe këta këtu poshtë. P.S: Kujt ja kanë marrë fëmijën peng e di gjithë Durrësi”, shkruan Guri por pa e sqaruar këtë historinë e pengmarrjes për të cilën thotë se e di gjithë Durrësi.