E bujshme! Policia zbarkon në shtëpinë e menaxherit të Cristiano Ronaldos, ja çfarë ka ndodhur

0
329

Jorge Mendes, menaxheri më i fuqishëm në botë është bërë objekt i radhës për Policinë, pas hetimit të disa futbollistëve. Autoritetet e taksave në Portugali kanë mbërritur në shtëpinë e tij dhe kanë bërë një kontroll.

Mendes, i cili përfaqëson portugezin Cristiano Ronaldo dhe trajnerin Jose Mourinho, po hetohet për pastrim parash. Dyshimet janë me lojërat që agjenti i njohur mund të ketë bërë me të drejtat e imazhit të klientëve të tij. Fitimet e Mendez janë të mëdha dhe autoritetet portugeze po tentojnë të zbulojnë diçka.

Ato nuk kanë kontrolluar vetëm shtëpinë e Mendes, pasi kanë zbarkuar edhe në klube si Porto, Benfica, Sporting Lisbon dhe Braga, ku janë kërkuar dokumente të ndryshme. Gjithashtu kontroll kanë bërë edhe në zyrat e agjentit në Porto dhe Lisbone. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here