Detajet e fundit, zbulohet shkaku i helmimit të 30 nxënësve në Fier

0
359

Të paktën 30 nxënës të gjimnazit “Janal Kilica” u dërguan me urgjencë në spital me simptoma helmimi. Ata kanë pasur vështirësi në frymëmarrje dhe marrje mendsh. Ngjarja është e përsëritur në këtë shkollë pasi edhe një javë më parë ndodhi e njëjta gjë.

Ndërkohë grupi hetimor ka zbuluar edhe shkakun e helmimit. Mësohet se ka qenë një nxënës i kësaj shkolle i cili ka hedhur spraj peper në klasë dhe në ambientet e shkollës. Nxënësi nga fshati Kurjan bëhet me dije se është autor edhe i ngjarjes së mëparshme.

Ky spraj ka shkaktuar probleme në frymëmarrje dhe djegie të syve e lëkurës. Nxënësi në fjalë njihet si një nxënës problematik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here