Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion (SPAK) i ka komunikuar ditën e sotme ish kryeprokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla akuzat për mosdeklarimin e pasurisë.
Bëhet fjalë për mosdeklarimin e një shume në Gjermani që e ka përdorur për shkollimin e vajzës, shumë të cilën ish-kryeprokurori Llalla thotë se e kishte marrë borxh nga një mik.
Për çështjen “Llalla” ka kthyer përgjigje edhe DASH që e shpalli non grata duke i ndaluar hyrjen në SHBA. Por të dhënat e ardhura nga USA nuk bëhen të ditura.
Adriatik Llalla po hetohet nga SPAK për shkak të funksionit që ka mbajtur si Prokuror i Përgjithshëm.
































