Këshilltari për Mediat i Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i është përgjigjur Zëdhënësit të Presidentit, Tedi Blushi.
“Më vjen keq për gjuhën që përdor në mënyrë të vazhdueshme zëdhënësi i Presidentit, ish-kolegu im Tedi Blushi dhe shpërdorimin e tij nga ana e Presidentit apo kushdo që i shkruan.
Zoti President nëse sjellja juaj në këto kohë vjen nga dhimbjet që po shkakton OFL në botën e krimit atëherë po të themi mirë është të mos merresh me Hajrin se nuk ke për të bërë kurrë hajër.
P.s. Foto e Presidentit Ilir Meta në Vilën “Golden” në Shijak, e sekuestruar nga OFL, në pronësi të grupit kriminal “Hajri”.
Besian Ajazi – Këshilltar për Media i Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS”, shkruan Ajzai.




































