Ambasadori turk, Murat Ahmet Yoruk ka mbajtur fjalën e tij në mbledhjen e komitetit të Rindërtimit të kryesuar nga kryeministri Rama.
‘Erdogan ka premtuar ndërtimin e 500 banesave për vëllezërit tanë shqiptarë. Ne e kemi bërë të ditur premtimin tonë në Konferencën e Donatorëve.Në janar kishim disa tërmete në Turqi, shumë njerëz humbën jetën. Kishim edhe problemet në kufirin turk, na vonuan në kontributin tonë. Master-plani i projektit është gati, duhet të firmoset, pastaj të kalohet në procedurat e tjera
Brenda këtij muaji autoritetet turke do të vijnë në Shqipëri për procedurat burokratike. Pas përfundimit të procedurave, të fillohet me ndërtimin në fund të muajit mars”, tha ai.
































