Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një qendër tregtare në Manila të Flipineve, ku një person i armatosur ka marrë peng 30 persona.
Mediat vendase raportojnë se burri që besohet të jetë ish-pjestar i rojeve që merreshin me sigurinë e godinës, është i armatosur dhe mban peng klientët në një pjesë të qendrës tregtare.
Policia bëri me dije se gjatë pengmarrjes ai ka qëlluar një person, i cili është dërguar i plagosur në spital.
Besohet se pengmarrësi është i armatosur me armë automatike dhe granata.









































