Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja Belinda Balluku ka shkuar sot në Vorë, në shtëpinë e re të Enver Dedej.
Familja jetonte në një banesë e vjetër 1+1 dëmtuar krejtësisht nga tërmeti i 21 shtatorit, ndërsa tani jeton në një shtëpi te re 2+1 me kushte të tjera.
Mirëpo, vajza e familjes, ka një problem shëndetësor, ndonëse është 18 vjeç ajo nuk zhvillohet më për shkak se një operacion i ka dëmtuar një nerv.
“Ka zhvilluar tre operacione. Një nga operacionet i ka prekur një nga nervat dhe nuk ka më zhvillim”, i shpjegoi Balluku Ramës ndërsa ky i fundit pyeti për kohën kur ishin realizuar operacionet.
Një në 2008, 2010 dhe tjetri në 2013, tha e ëma e vajzës ndërsa Rama u zotua se do e çojë jashtë shtetit për një kontroll të plotë.
“Ta çojmë njëherë jashtë, t’i bëjmë njëherë një kontroll të plotë. Te ky spitali që u shërua ai Alberti, se ata janë të papamë, fantastikë. Ata kanë një super klinikë aty. Po merrem unë direkt, të të bëjmë të fortë”, u zotua Rama para familjes Dedej.

































