Një ditë pasi Prokuroria dha masë “detyrim paraqitjeje” nga Gjykata e Përmetit, ka reaguar Enri Ajdnaj, kunati i botuesit Henri Çili. Në një lidhje në “Report TV”, Ajdinaj u shpreh se e gjithë kjo skenë është bërë për t’i prishur imazhin Çilit, pasi ky i fundit nuk ka ndërhyrë për asgjë. Ajdinaj tha se vëllzerit Aliko i ka takuar në burg dhë këta të fundit i kanë kërkuar avokat.
“Henri Çili s’ka lidhje fare. Ai nuk ka ndërhyrë. Vëllezërit Aliko i kam takuar në burg dhe më kanë kërkuar avokat. Studioja e Çilit sërish nuk ka lidhje. Studioja ende nuk kishte marrë asnjë dosje. E gjithë kjo skenë është bërë për t’i prishur imazhin Çilit. Në përgjime s’ka asnjë premtim. Është politike. Çili ka frikë nga ligji dhe mua më takonte rrallë,”- tha Ajdinaj.









































