Google search engine
Home Politike Parlament Pasuria dhe asetet e emigrantëve, Rama sqaron amnistinë penale: Do votohet me...

Pasuria dhe asetet e emigrantëve, Rama sqaron amnistinë penale: Do votohet me 84 vota, s’do ketë asnjë shansin që…

0
499

Amnistia fiskale dhe penale e propozuar nga kryeministri Rama gjatë fjalës së mbajtur në Kongresin e PS-së të shtunën, ka qenë edhe në qendër të fjalës së tij sot në seancën plenare.

Ai ka theksuar prere se ajo do të votohet në Kuvend me 84 vota, që sikundër theksoi “të mos ketë asnjë shansin të mund ta kthejë më mbrapsht”.

“Amnistia fiskale dhe penale që shpresoj të ketë mbështetjen e plotë të Kuvendit është domosdoshmëri për t’ju dhënë shqiptarëve që prej 30 vjetësh kanë punuar dhe jetuar ndershmërisht në emigracion apo në vend, mundësinë që të formalizojnë të ardhurat e tyre nga puna duke formalizuar duke deklaruar ato që nuk i kanë deklaruar dhe duke i futur paratë e tyre në bankat e vendit. Ashtu sikur formalizimin e asteteve të tyre, dimë që ka asetete të paformalizuara ose që nuk janë në emrin e të vërtetëve, të vërtetët do të kenë mundësi të shfaqen dhe të formalizojnë astetet, nëse nuk duan që pas amnistisë të jenë objekt i ligjit për asetet kriminale”- tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here