Nga një shpërthim tritoli në një gurore në fshatin Kurcaj të Krujës ka humbur jetën një punëtor ndërsa një tjetër është lënduar rëndë. Sipas policisë Asllan Jaupaj, 55 vjeç ka gjetur vdekjen si pasojë e shpërthimit që përdoret për nxjerrjen e gurëve. Jaupaj ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa i lënduari është identifikuar si Gani Demnushi edhe ky 55-vjeç.
Pas kësaj ngjarje të rëndë, janë arrestuar tre persona për vdekjen e punëtorit Asllan Jaupaj në guroren e Krujës dhe plagosjen e një tjetri.









































