Google search engine
Home Aktualitet Dyshohet se urdhëroi vrasjen e Devi Kasmit, kush është Aurel Hoxhallari që...

Dyshohet se urdhëroi vrasjen e Devi Kasmit, kush është Aurel Hoxhallari që OFL i dërgoi sot formularin për deklarimin e pasurisë

0
461

Ditën e sotme Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin për deklarimin e pasurisë dy personave të dënuar me burg për vrasje në Tiranë.

Njëri prej tyre është Aurel Hoxhallari, një emër i njohur për policinë, i cili dyshohet se është organizatori i grupit të përfshirë në vrasjen e Devi Kasmit.

Aurel Hoxhallari, dyshohet se është organizatori i grupit të përfshirë në vrasjen e Devi Kasmit.

Ngjarje kjo e ndodhur në datën 29 janar 2018 në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë. Për këtë ngjarje janë vënë nën akuzë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal ish-speciali grek Efthimios Efthimiu si ekzekutori i Kasmit, Aurel Hoxhallari alias Altin Hoxhallari, Elton Habilaj, Marvin Dinellari, Elton Hoxhallari dhe Marjo Meshini.

Hoxhallari, është arrestuar edhe më 10 Janar të vitit 2015 së bashku me kushëririn e tij Amarildo Hoxhallari, si porositës të dyshuar për atentatin ndaj Pajtim Serjanit, ngjarje e ndodhur më 5 Janar 2015 në “Rrugën e Kavajës” në Tiranë. Por, më 1 Shkurt 2015 Gjykata e Krimeve të Rënda i la ata të lirë për mungesë provash.

Pikërisht në datën 1 shkurt 2015, thuajse para 3 vjetësh, Gjykata e Krimeve të Rënda liroi dy autorët e dyshuar si porositës të atentatit ndaj Pajtim Serjanit, ngjarje e ndodhur më 5 janar në Rrugën e Kavajës. Amarildo dhe Aurel Hoxhallari kanë deklaruar se policia duhet të mbajë përgjegjësi për të gjetur autorët e vërtetë të krimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here