Google search engine
Home Politike Deklarimi i pasurisë së emigrantëve, Elisa Spiropali shpjegon si do funksionojë paketa...

Deklarimi i pasurisë së emigrantëve, Elisa Spiropali shpjegon si do funksionojë paketa dhe cilat janë kategori që përfitojnë

0
397

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh anëtare e asamblesë si dhe zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali ka komentuar çështjen e deklarimit të pasurisë së emigrantëve, të cilët punojnë jashtë vendit në të zezë.

Spiropali theksoi se kjo nismë nuk synon të vështirësojë raportin e emigrantëve me pasurinë e tyre, por shtoi se kjo ua lehtëson atyre qasjen që mundin e viteve të tëra, ta formalizojnë dhe ta deklarojnë në bankat shqiptare. Sipas ministres, jo të gjithë përfitojnë nga kjo lehtësi fiskale, por vetëm ata që pasurinë e tyre e kanë fituar me punë të ndershme dhe jo me krim.

“Ato që vijnë nga  veprimtaritë kriminale janë objekt i paketës “anti-KÇK”, u shkon OFL-ja tek dera dhe iu kërkon të deklarojnë. Pra, kemi një ligj dhe një akt normativ, të cilat i kanë ngushtuar të gjitha shtigjet krimit. Të gjithë këta individë që e kanë pasurinë mbi veprimtari kriminale janë dënuar apo hetuar këtu apo jashtë vendit për këto veprimtari, janë objekt i këtyre ndryshimeve ligjore. Pra, këta janë një kategori tjetër, të cilët duhet të vërtetojnë se këto prona dhe këto makina i kanë për shkak të punës dhe jo për shkak të veprimtarisë kriminale. Duke qenë se ne e njohim dhe e pranojmë këtë realitet, kur individët nuk kanë asnjë rekord kriminal, por mund të kenë punuar në të zezë nuk kanë nevojë që paratë t’i mbajnë të fshehura dhe mos ti vënë në qarkullimin në vendin e tyre. Ka shumë prej tyre, që e kanë kërkuar këtë politikë për të sjellë kursimet e tyre në vend dhe ti deklarojnë në bankë. Është një masë lehtësuese. Nuk synon që t’i vërë emigrantët në një raport të vështirë me të ardhurat e tyre, por të sigurojë që të ardhurat e tyre përmes punës, që mund të ketë qenë edhe në të zezë, mund të vijnë dhe të investohen në Shqipëri”-u shpreh Spiropali në Euronews.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here