Google search engine
Home Politike Çfarë do të firmosë sot Presidenti Meta? Misteri i dekretit të bujshëm...

Çfarë do të firmosë sot Presidenti Meta? Misteri i dekretit të bujshëm dhe tavolina që është vendosur në bulevard (VIDEO)

0
408

Pasditen e sotme në orën 17:00 Presidenti Ilir Meta do të mbajë tubimin e paralajmëruar në Bulevard, teksa që prej mëngjesit të sotëm kanë nisur përgatitjet.

Nëpërmjet një mesazhi në Facebook Meta tha mëngjesin e sotëm se gjithkush duhet të mblidhet për të mbrojtur vendin nga mafia ndërkombëtare duke realizuar një tjetër “Lidhje të Lezhës”, siç ndodhi në 2 mars 1444.

Gjatë këtij manifestimi, Meta do të firmosë edhe një dekret. Në media përflitet se bëhet fjalë për Gjykatën Kushtetuese, ndërsa nuk kanë munguar spekulimet se Presidenti mund të shpërndajë edhe Parlamentin.

Nisur nga kjo, tashmë në bulevard është dërguar podiumi si edhe një tavolinë, në të cilën Meta do të firmosë pikërisht dekretin e shumë përfolur në orën 17:00.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here