Ambasadorja e Francës në Tiranë, Christine Vasak ka komentuar sot tubimin thirrur nga presidenti Ilir Meta në orën 17:00.
Gjatë ceremonisë së hapjes së muajit të frankofonisë shkruan Abc News, Vasak është shprehur se se si Presidenti edhe qeveria duhet të mbajnë përgjegjësitë e veta.
“Jemi në muajin e frankofonisë, nuk duam t’i përziejmë dy gjërat. Ne e dimë se sot presidenti ka thirrur një protestë, dimë që presidenti ka përgjegjësitë dhe duhet tu dali përballë përgjegjësisë se tij, ashtu sikur qeveria duhet te mbajë përgjegjësitë e saj”, u shpreh diplomatja franceze.









































