Kreu i Policisë së Tiranës Rebani Jaupi u ka dhënë një mesazh të gjithë shefave të komisariateve për arrestimin e Agim Kajmakut.
Bëhet e ditur se Jaupi ka kërkuar që të merren masa për kapjen e ish-kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmakun, i cili prej disa muajsh është në arrati.
“Te merren masa nga gjithë Komisariatet per kapjen e tij. Komisariati Vorë te japë lidhjet e tija ne qytetin e Tiranes. Eshte person publik dhe mund te merret informacionet nga strukturat ne varësi. Eshte e turpeshme nese vjen dhe shetit ne Tirane dhe nuk kapet.”, thuhet në mesazhin e Jubanit.









































