Mes të arrestuarve në operacioni ku u vu në pranga botuesi dhe pronari i UET Henri Çili është edhe biznesmeni Sait Fishta dhe ish-kandidat për deputet në siglën e disa partive të ndryshme në vite të ndryshme elektorale në zonën e Shkodrës. Ai rezulton i dënuar më parë për akuzën e ndërtimit të paligjshëm në tokë publike të 9 objekteve pallate në zonën bregdetare të Velipojës
Biznesmeni Sait Fishta, mësohet se sot është sëmurur dhe është shtruar në spital.
Bëhet me dije se ditën e nesërme do t’i komunikohet masa e sigurisë në ambientet e spitalit.








































