Imazhet satelitore kanë treguar një rënie drastike të niveleve të ndotjes mbi Kinë, e cila është të paktën pjesërisht për shkak të një ngadalësimi ekonomik të shkaktuar nga koronavirusi. Kështu bëri të ditur Agjensia Hapësinore Amerikane, Nasa.
Hartat e Nasa-s tregojnë nivelin e pakësuar së dyoksidit të azotit këtë vit. Kjo vjen edhe falë rënies së rekordeve në aktivitetin e fabrikave në Kinë, pasi prodhuesit ndaluan punën në përpjekje për të përmbajtur koronavirusin.
Kina ka regjistruar gati 80.000 raste të virusit që prej fillimit të shpërthimit.
Ai është përhapur në më shumë se 50 vende, por shumica e infeksioneve dhe vdekjeve janë në Kinë, ku virusi shpërtheu në fund të vitit të kaluar.










































