Një grua humbi jetën, nga koronavirusi, në shtetin e Washingtonit bëjnë të ditur zyrtarët sot, duke shënuar viktimën e parë në SHBA nga COVID- 19
Autoritetet nuk dhanë detaje të tjera por njoftuan se do të ketë një konferencë për median lidhur me këtë rast.
Është një ditë e trishtuar për shtetin tonë kur mësuam se një qyetar i yni vdiq nga COVID-19. Jemi pranë familjes dhe miqve të tij” tha Guvernatori i Washingtonit Jay Inslee.
Një zëdhënësi i Qendrës Shëndetësore Evergreen tha se personi banonte në periferi të Seattle.
Zyrtarët raportuan se “persona të tjerë janë identifikuar si të infektuar me koronavirus dhe njëri prej tyre vdiq” por pa saktësuar numrin e personave të infektuar, shkruan AP.
Numri i personave me koronavirus në SHBA konsiderohet i ulët, ndërkohë që në të gjithë botën ky virus deri tani ka infektuar 83 mijë oersona dhe janë regjistruar më shumë se 2800 vdekje, pjesa më e madhe e tyre janë në Kinë.
Personat më të rrezikuar nga ky virus janë të moshuarit, sidomos ata me sëmundje kronike, si të zemrës apo mushkërive. Zyrtarët mendojnë se ky virus shpërndahet nga stërkalat kur një person i sëmurë kollitet apo teshtin, pra shpërndarja është e ngjashme me virozat e gripit.