Një person ka gjetur vdekjen dhe një tjetër është plagosur, si pasojë e shpërthimit të një sasie tritoli në një gurore në Krujë.
Nga ngjarja e rëndë e shënuar mbrëmjen e kësaj të diele ka gjetur vdekjen njëri punëtor, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.
Sakaq i plagosur ka mbetur 48-vjeçari Gani Demnushi, i cili ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje të rëndë.
Ai ka pësuar dëmtime të rënda në kokë dhe rrezikon humbjen e njërit sy.
Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim.








































