Bëhet me dije se seanca gjyqësore për 30 të arrestuarit e operacionit “Mezhgorani” është shtyrë. Shkak ësh bërë gjyqtari Dritan Hasani i cili ka qenë shokë fakulteti me një nga të arrestuarit, Betim Shkupin, i cili është administratori i UET-së.
Gjyqtari Dritan Hasani ka shprehur rezerva për mënyrën e gjykimit, për t’i lënë radhën një gjykatësi tjetër për të dhënë masën e arrestit, për shkak të lidhjes me Betim Shkupin. Prokurori i çështjes Asllan Bajrami ka kërkuar 30 minuta kohë dhe për të shqyrtuar nëse kemi të bëjmë me konflikt interesi apo jo. Betim Shkupi është personi që sipas dosjes së prokurorisë ka firmosur me prokurë nga Çili për kontratat e dhurimit të dy apartamenteve në Velipojë.








































