Sot po zhvillohet seanca gjyqësore ndaj të arrestuarve të operacionit të koduar “Mezhgorani”, ku bëhet me dije se procesi është dekonspiruar nga një gjyqtare.
Neës 24 zbuloi detaje nga dekonspirimi, sipas të cilit botuesi dhe analisti Henri Çili është njoftuar nga një gjyqtare, e cila e ka njoftuar atë nëpërmjet familjarëve se do të arrestohej.
Për këtë arsye, gjyqtarja është përjashtuar nga procesi, çka ka qenë edhe shkaku për anulimin e seancës së sotme e parashikuar në mesditë ku do të jepej masa e sigurisë për 30 persona të arrestuar.
Për pasojë ndaj gjyqtares Yrvete Shkreli do të bëhet kallëzim për shpërdorim detyre. Ajo akuzohet për nxjerrje të sekretit hetimor.








































