“Bëj diçka, s’mund të rrimë duarkryq”, Meghan Markle i dalin të palarat, publikohen detajet se si i bërtet Harry-t pas vendimit të mbretëreshës
Meghan Markle raportohet se u tërbua pasi mësoi se mbretëresha Elizabeth ndaloi atë dhe princin Harry që të përdorin markën “Sussex Royal”.
Sipas “New Idea”, dukesha e Sussex ishte aq e zemëruar, saqë i ulëriti princit Harry. Një burim tha për gazetën se Markle s’e mendonte se mbretëresha do ta bënte diçka të tillë dhe i kishte bërtitur Harry-t: “Bëj diçka në lidhje me këtë gjë, s’mund të rrimë duarkryq”.
“Insajderi” shkroi se princi Harry dhe Markle po planifikonin të bënin 1 miliard dollarë nga marka “Sussex Royal”, ndaj ishte dhe ky nervozizëm mes tyre, pas vendimit të mbretëreshës, që u prehu krahët për të fituar një shumë të majme parash.
“Mbretëresha mund të jetë 93 vjeçe, por ajo sundon me grusht hekuri. Ajo gjithmonë ka refuzuar të lejojë anëtarët mbretërorë të përfitojnë nga pozicionet e tyre, kështu që ajo me siguri kurrë nuk do të lejojë Harry dhe Meghan të bëjnë para në këtë mënyrë”, -tha burimi.










































