Udhëzimi, ndryshon taksa vjetore për automjetet e përdorura, ja detyrimet që duhet të paguajnë shoferët

0
492

Ministria e Financave ka vendosur të ndryshojë procedurat për taksat e automjeteve. Përmes një udhëzimi të publikuar dje në Fletoren Zyrtare, janë dhënë detaje mbi vlerat që duhet të paguajnë shoferët e makinave të përdora dhe ata të makinave luksoze. Qëllimi i këtij udhëzimi është eliminimi i një pabarazie pasi në ligjin aktual mjeteve nuk i njihej zbritja nga amortizimi, si edhe lista e parregullsisë në datë pagesën e taksës, duke ndikuar kështu edhe në gjobën që ata duhej të paguanin. Sipas udhëzimit, taksa vjetore e mjeteve të përdorura të transportit, është taksë vjetore për çdo vit kalendarik nga 1 janari deri më 31 të vitit përkatës, duhet të llogaritet, paguhet dhe ka vlefshmëri 365 ditë, pavarësisht nga momenti në të cilën ajo paguhet, në të kundërt pronari duhet të paguajë edhe përqindjen që i shtohet si gjobë për tejkalim afati. Më tej theksohet se pronari i mjetit, i cili nuk kryen pagesën e kësaj takse brenda 10 ditëve nga mbarimi i afatit të vlefshmërisë së parashikuar, detyrohet të paguajë një gjobë prej 0.06% të shumës së detyrimit të papaguar për çdo ditë vonesë nga dita e fundit e vlefshmërisë. Në asnjë rast, gjoba nuk llogaritet për një periudhë më të gjatë se 365 ditë kalendarike. Por, nëse pronari ka bërë pagesën e fundit në fund të muajit tetor 2018, edhe paraqitet për pagesën tjetër në fund të muajit janar 2020, atëherë ky tatimpagues duhet të paguajë vlerën e taksës duke i shtuar edhe kamatëvonesën për vitin 2019, duke çuar vlerën e paguar nga 16,462 lekë baza, në 19,251 lekë me gjobën. Gjithashtu ky pronar është i detyruar të paguajë edhe taksën për vitin 2020, e cila gjithashtu shoqërohet me 233 lekë gjobë, pasi ai është paraqitur në fund të muajit janar 2020, ndërsa afati i fundit ka qenë 01.01.2020. Ndërsa në ato raste kur pronari bën pagesën brenda aftit të caktuar, zyrat përgjegjëse kanë mbajtura të dhënat dhe nuk paguhet asnjë shtesë nga niveli i taksës bazë. Pikërisht në atë datë pronari pajiset dhe me dokumentin që automjetit i është bërë kontrolli i detyrueshëm. “Në rastet kur pronari për vitin 2019 ka paguar taksën vjetore të mjeteve të përdorura në datën 20.5.2019, në vlerën 17,958 lekë me afat vlefshmërie deri më 19.5.2020. Më datën 20.5.2020, pronari i mjetit paguan detyrimet për taksat e vitit 2020 dhe pajiset me konfirmim për kryerjen e kontrollit teknik vjetor të detyrueshëm të mjetit”, thuhet në dokument.

Lehtësi për automjetet luksoze

Ndër të tjera ky udhëzim sjell risi dhe lehtësira në taksa edhe për makinat që klasifikohen në kategorinë “Automjete luksoze”. Në ligjin aktual edhe pasi kalonin vitet që ky mjet është regjistruar ai vazhdon ta paguajë taksën si mjet luksoz pa u marrë në konsideratë si vlerë e zbritshme amortizimi i makinës. Me ndryshimet e bëra çdo automjeti luksoz do t’i reduktohet 10% e vlerës bazë si zbritshmëri nga amortizimi. “Vlera e mjetit, për efekt të klasifikimit “Automjet luksoz”, reduktohet (amortizohet) jo më shumë se 10% të vlerës së mbetur çdo vit, duke marrë si vlerë fillestare për efekt reduktimi (amortizimi) vlerën e fundit të regjistruar në fillim”, thuhet në dokument. Për ta bërë më të qartë për pronarët e automjeteve dhe për të qenë transparent me vlerat që duhet të paguhen në udhëzim shpjegohet me detaje çdo ndryshim dhe përfitimi i shoferëve nga amortizimit me 10% çdo vit. “Në rastet kur mjeti është regjistruar me datë 30.1.2020 dhe vlera më e madhe e mjetit ndërmjet dokumentacionit financiar dhe vlerës së mbetur të reduktuar (amortizuar) në fushën “vlera e mjetit” është 5,800,000 lekë. Më datën 10.4.2021 paraqitet për të bërë regjistrimin e ndryshimin e pronësisë së mjetit sipas kontratës së shitblerjes me vlerë 3,900,000 lekë. Vlera e mjetit e reduktuar (amortizuar) në raport me muajt e plotë të çdo viti, pa përfshirë muajin e ndryshimit të pronësisë më datë 10.4.2021 është 5,136,625 lekë. Për efekt të klasifikimit si “Automjet luksoz” vlera më e madhe ndërmjet vlerës në dokumentin financiar të fitimit të pronësisë dhe vlerës së reduktuar në fushën “vlera e mjetit” do të merret parasysh vlera më e madhe që është 5,136,625 lekë”, sqarohet në dokument.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here