Policia tjetër aksion/ Arrestohet distributori i kompanisë ushqimore, e rëndë çfarë bënte ndaj konsumatorëve

0
318

Distributori i një kompanie që tregton mallra ushqimore në Fier është ndaluar për prodhim dhe falsifikim të mallarave.

Policia bën me dije se në kuadër të operacionit policor të koduar “OPSION IX”, specialistët për hetimin e krimit ekonomik e financiar në DVP Fier, ndaluan shtetasin:

R. G., 38 vjeç, banues në Dërmënas, Fier, me detyrë agjent shitje në një kompani që tregton mallra ushqimorë.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka prodhuar dhe falsifikuar produkte të ndryshme ushqimore dhe i ka hedhur në treg me emrin e kompanisë ku punonte.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi i kundraligjshëm i artikujve dhe mallrave industrial dhe ushqimorë”, “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “Fshehja e të ardhurave”, “Manipulimi i tregut” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here