Google search engine
Home Aktualitet Operacioni i bujshëm i Policisë, flet për herë të parë pas arrestimit...

Operacioni i bujshëm i Policisë, flet për herë të parë pas arrestimit Henri Çili, hedh dritë mbi të vërtetën dhe paralajmëron prova dhe fakte të forta

0
319

Një aksion i gjerë i policisë, që mori shtysë nga një hetim i nisur nga Prokuroria e Përmetit thjesht për falsifikim të kartëmonedhave, ka çuar në pranga botuesin dhe pronarin e UET-së, Henri Çili dhe 27 persona të tjerë deri më tani, nën dyshimet se ka ndërhyrë për të siguruar favore për dy vëllëzërit Arbjon dhe Alban Aliko.

Në të gjitha dëshmitë që ka dhënë në një orë e gjysmë seancë pyetësore në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Gjirokastrës, Henri Çili mësohet të jetë shprehur se s’ka kryer asnjë shkelje për akuzat që i bëhen dhe se gjithcka sipas tij është tërësisht e manipuluar dhe do t’i kundërshtojë në momentin e duhur me prova dhe fakte.

Arrestimi, botuesi Henri Çili mohon akuzat: Nuk kam kryer asnjë shkelje. Do t’i kundërshtoj në momentin e duhur me prova e fakte. Akuzat që më bëhen janë tërësisht të manipuluara. Nuk kam dijeni për akuzat e Prokurorisë.

Burime nga Prokuroria e Përmetit bëjnë të ditur se Henri Çilit do t’i komunikohet masa e arrestit në orët e mesditës së nesërme në Gjykatën e Faktit në Përmet. Mbi Çilin rëndojne akuza për katër vepra penale “Mashtrimi”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm tek gjyqtari”, dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here